Më 7 qershor lansohet Volvo EX30

Volvo mund të jetë duke e quajtur fushatën e marketingut EX30 “Diçka e vogël po vjen”, por nuk mund të largohet nga fakti që EX30 do të jetë diçka e madhe për kompaninë. Ky crossover i vogël elektrik ka shumë të ngjarë të jetë bestselleri i Volvo-s në çdo treg dhe kompania e di shumë mirë.

Njoftimi zyrtar për shtyp nuk zbulon shumë përveç datës – 7 qershor – por ne tashmë dimë shumë për këtë crossover elektrik të ardhshëm. Volvo zbuloi aksidentalisht disa foto të veturës elektrike dje në faqen e saj të internetit dhe së bashku me imazhet e patentave të zbuluara, Volvo nuk ka më shumë sekrete për të fshehur.

Volvo EX30 është teknikisht një Smart #1 me rroba Volvo – bazat janë identike, por trupi është padyshim krejtësisht i ndryshëm. Falë informatave të rrjedhura së fundmi, ne kemi një ide të mirë tani se çfarë të presim nga ajo veturë, shkruan Arena EV.

Do të ketë dy opsione baterish me kapacitet 51kWh dhe 69kWh. Bateria më e madhe vlerësohet në 298 milje ose gati 480 kilometra, pothuajse përputhet me diapazonin e Volvo XC40 më të madh me një paketë baterie 82kWh.

EX30 synon tregun e klientëve më të rinj, sipas Volvo. Ai do të jetë në dispozicion për t’u blerë në internet në një përvojë krejt të re blerjeje dhe me sa duket do të vijë me një çmim tërheqës.

Çmimi i përballueshëm do të jetë kyç, XC40 RWD fillon me afro 45,000 euro, me versionin AWD Performance që ka çmim prej 60,000 eurove.

Volvo është një markë e tregut luksoz dhe nuk mund të presim çmime të ulëta. Me pajisjet standarde të sigurisë dhe një grup të plotë ADAS, edhe XC30 më i vogël duhet të ofrojë një çmim më të mirë.