Me iPhone 15 Apple përforcon një prej pikave më të forta të kamerës të iPhone

Funksionaliteti është i aftë të dallojë edhe kafshët shtëpiake. Pasi të realizoni një foto në modalitetin portret, mund të përcaktoni më pas se ku dëshironi që të jetë fokusi, tek personi apo kafsha.

Modaliteti Portret çuditi përdoruesit kur debutoi në iPhone 7 Plus në 2016-ën.

Me dy lentet iPhone 7 Plus mund të identifikonte 9 nivele thellësie imazhi, të aplikonte pak mjegullinë dhe të krijonte një imazh që dukej sikur ishte shkrepur nga një DSLR.

Plot 8 gjenerata më pas, modaliteti Portret po përmirësohet më tutje. Në iPhone 15, aplikacioni i kamerës përdor machine learning për të përcaktuar kur gjendet një person përpara sensorit dhe më pas automatikisht aktivizon modalitetin portret.

Funksionaliteti është i aftë të dallojë edhe kafshët shtëpiake. Pasi të realizoni një foto në modalitetin portret, mund të përcaktoni më pas se ku dëshironi që të jetë fokusi, tek personi apo kafsha.

Është një risi në iPhone 15, por që nga ditët e para të këtij funksionaliteti përdoruesit kanë pasur mundësi të përdorin modalitetin portret edhe pse e kanë aktivizuar manualisht përpara apo edhe pas realizimit të fotos.

Kamera e iPhone 15 ka një hapje f/1.6, telefoto 2x dhe 24-megapiksel sensor.