Me kënd të shoqërohemi?!

Në kohën aktuale, para se të përzgjedh dikë, duhet të hulumtojë për të, ngase e keqja është përhapur dhe veset e liga kanë depërtuar në çdo vend.
Një pjesë e të rinjve kanë devijuar nga rruga e vërtetë duke përzgjedhur rrugë të këqija, prandaj prindërit duhet të kenë shumë kujdes për fëmijët e tyre se me kënd rrinë dhe me kënd po shoqërohen.
Prindërit duhet të jenë më të afërt, më komunikativ me fëmijët e tyre dhe të kenë qasje dhe kontroll më të madh ndaj fëmijëve.
Ata duhet të jenë në dijeni se me kë po shoqërohen fëmijët e tyre. Kush janë ata dhe çfarë cilësish kanë? Nëse nuk ka kontroll ndaj fëmijëve, ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre dhe me kënd po shoqërohen.
Atë ditë kur njeriu e sheh rezultatin e rrugës së gabuar dhe ndikimin e shoqërisë së keqe, do të jetë shumë vonë për të, por nëse atë ditë është vonë, sigurisht se sot nuk është vonë.
Secili mund ta shikojë veten dhe shoqërinë që rri me ta. Para se të vjen ajo ditë, le ta llogarisim secili veten tonë se shoqëria që ne shoqërohemi, a është e mirë apo e keqe.
Nëse është e mirë, le të vazhdojmë me ta, e nëse është e keqe, ta braktisim menjëherë ato shoqëri, para se të jetë vonë!

Nga: Fidaim Fazliu