Qytetarët britanik në Londër kanë rrokur në duar radarët për të kontrolluar shpejtësitë e veturave që kalojnë nëpër rrugët lokale të vendit.
Duke e arsyetuar veprimin si shërbim ndaj komunitetit, vullnetarët kanë thënë se në këtë mënyrë autoriteti nuk izolohet vetëm te policia, por edhe tek vullneti qytetar.
“Bija ime po shkonte në shkollë bashkë me shoqen e saj, kur shoqja u godit për vdekje nga një makinë,” thotë John Ryan, vullnetar i patrollimit të shpejtësisë.
Njëri nga vullnetarët është edhe një ngasës i autobusëve, i cili tani është ne pension. A i thotë se ky rrjet i vullnetarëve po i bën rrugët më të sigurta.
Aksioni po zhvillohet kryesisht në perëndim të Londrës, dhe po përcillet edhe nga policë. /MESAZHI/







