Me ulërimë s’bëhen gjërat!

Në një nga ligjëratat e profesor Malik bin Nabij e hapur për publikun, një i pranishem e kishte pyetur për mënyrën e edukimit të fëmijës së posalindur? Profesori Malik i buzëqeshur e kishte pyetur: Sa vjeç është fëmija? Burri ia ktheu, ka dy muaj!
Me atë rast, kishte thënë: “i paskan ikur dy muaj nga edukimi”, pastaj e komentoi duke thënë:
Kur të lindë një fëmijë në disa kombe tjera, nëna e tij e ushqen me gji dhe e pastron atë në kohë të caktuara, në pjesën tjetër të kohës ajo shkon të shikojë çështje të tjera të jetës së saj.
Nëse i porsalinduri qan, kur nuk është koha e dhënies gji ose koha e pastrimit, nëna e tij nuk e kthen koken nga ai… ky fëmijë prej tash e kupton se britmat nuk ia zgjedhin problemin, dhe fillon të edukohet pa ndjenjen e britmës!
Një komb që të bërtiturën e bëri filozofi të jetës, është i dënuar të qëndrojë në vend, kurse një komb që i përballë vështirësitë me punë dhe përpjekje pa ulërima është një komb i denjtë që meriton respekt dhe heret apo vonë do t’i detyrojë te tjerët ta respektojnë.
Sa është kultura e britmave pjese e formimit tonë personal dhe shoqeror, është pyetje për reflektim?!

Nga Halil Avdulli