Meditime (11) – Optimizëm dhe integritet!

✅ Jeta është e pamjaftueshme për të mbajtur hatrin e tjetrit mbi kurriz të vlerave të besimit dhe përkatësisë tënde!

Lëri krijesat me Krijuesin dhe vazhdo përpara, pa ndrojtje e hezitim! Në dorën e Tij janë zemrat e krejt krijesave të Tij; të gjithë mund të ndryshojnë e prej të gjithëve mund të pritet gjithçka!

Prandaj, mos i jepni situatave më shumë se sa meritojnë, as njerëzve më shumë se ç’janë në origjinë!

Edhe vetëm të jesh, kur je me Zotin, ke më shumë se tërë botën!

🖋 Imam Muhamed Bardhyl Sytari