Medvedev: Herët apo vonë, aleancat perëndimore do të pushojnë së ekzistuari

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev tha se herët apo vonë aleancat e vendeve të mëdha dhe të forta perëndimore do të pushojnë së ekzistuari.

“Tashmë ka mjaft fërkime edhe përballë “armikut të përbashkët”, një status që tradicionalisht i është caktuar Rusisë”, ka shkruar Medvedev në një rubrikë për “Rusku Gazeta”.

Medvedev kujtoi se politikanët perëndimorë po përpiqen “të kapin pronën ruse pa akuza apo gjyqe, ose thjesht ta vjedhin atë”.

Zyrtari rus vlerësoi se Perëndimi po shkatërron parimet themelore të ekonomisë së tregut.

Duke komentuar situatën ekonomike në Evropë, Medvedev shkroi se ai “mund të simpatizojë vetëm qytetarët e BE”.

“Nuk mund ta ngrohësh shtëpinë me parrulla për solidaritet me Ukrainën, nuk i fut në rezervuarin e një makine. Si zakonisht, vetëm SHBA-të janë në fitim relativ dhe qytetarët e Evropës përballen me varfëri dhe pasiguri afatgjatë”, u shpreh ndër të tjera Medvedev. /euronews