Mendimi si nje proces i mundimshëm

Ibrahim Kalin

“Të mendosh për epokën ku jetojmë, do të thotë të përgatitesh për të ndërhyrë në të. Ajo që e quajmë “frymë e kohës” nënkupton shpirtin dhe trupin me të cilin është veshur qenia në një periudhë të caktuar të historisë. Nxjerrja në pah e marrëdhënies së këtij shpirti dhe trupi me të vërtetën dhe ballafaqimi me të, është detyrë parësore e reflektimit. Motoja “t’i përshtatemi kohës” është një qasje nënshtruese, një parrullë e shpikur për të asfiksuar çdo mundësi për mendim kritik si dhe për të krijuar një botë mendore simpliste. Mes të menduarit mbi epokën dhe nënshtrimit ndaj frymës së kohës, ka një dallim cilësor. Ç’duhet të bëjmë vallë nëse fryma e kohës është barbaria? Si mund t’i nënshtrohemi asaj nëse ajo i jep përparësi interesit kundrejt virtytit, dobisë kundrejt parimit dhe instrumentalizmit kundrejt autenticitetit? Çdo metodë e sugjeruar në emër të përshtatjes me kohën nënkupton varfërimin e përsiatjes dhe shkretimin e mendimit. Një përpjekje e vërtetë për mendim nënkupton ndërmarrjen e një udhëtimi bashkë me epokën, përkundër epokës dhe përtej epokës.
“Të dëshmosh për epokën” nuk do të thotë ta vëzhgosh pasivisht dhe t’i nënshtrohesh asaj, por ta korrigjosh sipas kritereve të së mirës, së bukurës e së drejtës.”

Nga: Ibrahim Kallìn