Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka emëruar Mentor Latifin ambasador të ri të Kosovës në Zvicër.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një postimi në platformën “X”.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, shkroi Osmani.