Mërgim Berisha kalon në Bundesliga, i bashkohet Augsburgut

Mërgim Berisha do të luajë me fanellën e Augsburg.

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga.

Faqja zyrtare e Augsburg ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Berishën, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të luajë në formë huazimi për një vit, pas marrëveshjes mes Augsburg dhe Fenerbahce.

Berisha nuk bëri aq mirë në Turqi, por futbolli në Gjermani mund t’i ngjajë më shumë me atë që e luante te Salzburg.