Merkeli del për pazar, po politikanët shqiptarë?

“Merkelin nuk e ka ndryshuar pushteti! Po politikanët shqiptarë?”. Kështu shkruan Deutsche Welle teksa poston dy foto të kancelares gjermane teksa ajo bën pazarin në një supermarket.

Pavarësisht se është liderë e një vendi të madh me pushtet të fortë, Merkel shfaqet e thjeshtë, e zakonshme si çdo qytetar tjetër, ashtu si në fakt duhet të jetë por të munguar në shoqërinë shqiptare.

“Kancelarja Angela Merkel njihet si modeste, pa poza pushteti, si njeriu i arsyes. Para apartamentit të saj qëndron vetëm një polic. Në supermarket ajo i mban vetë çantat me ushqime. Modestia në politikë nuk është edhe aq tipike për politikanët në Ballkan. Si mendoni ju për politikanët shqiptarë?”, shkruan më tej Deutsche Welle.

foto galeri