Adoleshentja palestineze Ahed Tamimi do të mbajë tetë muaj burg pasi ka goditur me shuplakw një ushtar izraelit. 17 vjeçarja u dwnua sot pas tre muajve në paraburgim.
Tamimi u arrestua më 19 dhjetor për sulmin ndaj një ushtari izraelit, pasi trupat qëlluan kushëririn e saj 15-vjeçar Mohammad Tamimi në kokë në një distancë të afërt me një plumb gome.
Videoja e konfrontimit u be virale dhe arrestimi i saj ka fituar vëmendjen ndërkombëtare, duke e parë atë si fëmijë model për rezistencën palestineze kundër pushtimit izraelit.
Gjyqi i Tamimit u bë në gjykatë ushtarake, dhe filloi më 13 shkurt. /MESAZHI/