FIFA është duke e analizuar videon në të cilën mbrojtësi i Kroacisë Domagoj Vida duket të thotë “Rroftë Ukraina” dhe “Flaka i daltë Beogradit”.
Videoja është shpërndarë gjithandej pas fitores së Kroacisë ndaj Rusisë, në çerekfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018.
29-vjeçari, që ka luajtur për Dinamon e Kievit, është paralajmëruar nga FIFA për klipin e kaluar, që çoi në përjashtimin e trajnerit Ognjen Vukojeviq.
Kroacia do të përballet të mërkurën me Anglinë në gjysmëfinale, ndëra përballja tjetër gjysmëfinale luhet të martën mes Francës dhe Belgjikës.








