Shiko! Ky ajet nuk jep një verdikt, por thjesht të shpjegon ty natyrën e shpirtit njerëzor. Nëse njeriu fillon ta shohë dhe ta përfytyrojë veten si të pavarur, vetëm ky përfytyrim është tregues se ai menjëherë do të bëhet i padrejtë, dhe si rrjedhojë do të kapërcejë kufijtë. Natyra e njeriut është e tillë: mjafton të shfaqet ndjenja e vetë-mjaftueshmërisë dhe ji i sigurt se ai tashmë gjendet në prag të tiranisë, në çdo fushë: qoftë në atë politike, edukative etj.
Mjafton të emërosh një person drejtues të një departamenti, dhe menjëherë do ta shohësh se si fillon të kritikojë drejtorin e drejtorisë së tij me arrogancë dhe papërgjegjshmëri. Ai ua tregon “muskujt” punëtorëve të thjeshtë; në retorikën e tij dhe në shprehjet e pakontrolluara do të kuptosh se e ka përfytyruar veten si të pavarur në këtë pozicion. Dhe kaq mjafton: u kuptua se ai e nisi ta shohë veten të pavarur. Atëherë shfaqen menjëherë shenjat e tiranisë dhe padrejtësisë. Ai thotë: “Më është dhënë vetëm falë dijes sime!”
Nga ky ajet përfitojmë teorinë e “dorës së zgjatur” padrejtësisht. Ky shpjegon fenomene si: Hamiti në Sudan, Wagneri në Rusi, apo Jeniçerët në Perandorinë Osmane, se si këto struktura u formuan dhe, sapo drejtuesit e tyre e përfytyruan veten të pavarur, menjëherë u shndërruan në tiranë.
Nëse kësaj i bashkangjisim idenë e shumimit të përfitimit dhe të sundimit, duke e bashkuar me prototipin e vetë-mjaftueshmërisë dhe maksimalizimit të përfitimeve, atëherë përpara kemi një “produksion” të plotë të teorisë së dorës së zgjatur padrejtësisht.
Autor: Najif ibn Nehar








