Mesazhi i myftiut Tërnava për Ramazan: Të bashkohemi të gjithë për të mirën e vendit

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, raporton Ekonomia Online.

Ai në mesazhin e tij është lutur për paqe, duke thënë se ky është një moment reflektimi për ndaljen e gjakderdhjes dhe konflikteve në vende të ndryshme të botës.

Ai po ashtu bëri thirrje edhe për spektrin politik në vend që të bashkohen dhe të punojnë për të mirë të qytetarëve në mënyrë që të ndalet edhe ikja e tyre në vendet e perëndimit.