Mesazhi nxitës i Novak Gjokoviç ngjall polemika

“Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën,” shkroi ai të hënën në gjuhën e tij amtare, duke përdorur një simbol të zemrës.

Novak Djokovic la një mesazh politik  pas fitores së tij në raundin e parë në French Open.

“Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën,” shkroi ai të hënën në gjuhën e tij amtare, duke përdorur një simbol të zemrës.

Gjokoviç e bëri të qartë ndjenjën e tij për mbështetjen e tij për serbët në Kosovë në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Sidomos si bir i një njeriu të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për popullin tonë dhe për tërë Serbinë”, tha ai. “Kjo është më e pakta që mund të kisha bërë. Ndjej përgjegjësinë si personazh publik – nuk ka rëndësi në cilën fushë – të jap mbështetje.

Mesazhi i tij ngjalli polemika në mediat sociale, me disa përdorues dhe media që e akuzuan atë për nxitje të tensionit të serbëve të Kosovës.