Mbështetje e madhe në Allahun.
Qetësi shpirtërore.
Bindje se nëse don Allahu shpëton dhe del nga rrënoja nëse jo vdes.
Falënderim ndaj Allahut dhe mirënjohje e madhe që bënin të sprovuarit ndaj ekspertëve që ndihmojnë natë e ditë.
Frikë dhe dashuri për mbulesën, duke mos dalë gruaja nga rrënoja derisa ia sollën shaminë.
Përkujtim i shehadetit babai evladit ( gjë që s’mund ta bëj kush pos atij me besim të lartë dhe të fortë)
Bindje e madhe për namazin se dhe nën rrënoja nuk toleron të i ik namazi një plakut i cili kërkon ujë për abdes.
Sabër i madh pas humbjes së shumë anëtarëve të familjes duke thënë “Allahu ekber”- “Elhamdulilah”
Fëmijë të dalë nga rrënoja pas shumë orësh, të përgjumur, jo aq të vrarë, jo duke qarë.. kush u kujdes për ata fëmijë? Kush i ushqeu? A kishte mungesë oksigjeni?
A nuk merakosemi nëse foshnja kalon 3 orë pa gji? Kush e ushqeu ate 30 orë?
Sa bindje të mëdha që më janë ngulitur në zemër!
O Allah na bëj nga ata që hapim sytë, forcohemi në besim, përmirësohemi për të mirë, të mbështetemi Ty në çdo sprovë duke qenë të bindur se pas vështirësisë vie lehtësimi dhe se shpërblimi më i madh është Xhenneti Yt!
Nga: Emine Bajrami








