“Besimtari mysliman nuk do të ngopet me dije derisa nuk përfundon në xhenet.” (Hadith)
Hyrje
Njeriu besimtar është i preokupuar me mësim që nga ditët e para të jetës, kur i këndohen ezani në njërin vesh dhe ikameti në veshin tjetër. Madje, metaforikisht thuhet që edukimi dhe mësimi i fëmijës fillon qysh me lindjen e prindërve të tij. Mësimi vazhdon me gjëra të mira, sidomos nga mo sha shtatë e dhjetë vjeçare.
Fëmija mëson për Krijuesin, për të vërtetat besimore, për praktikën besimore, për njerëzit më meritorë nga besimtarët dhe të tjerët. Ai mëson për mjedisin ku jeton, florën e faunën, për botën e engjëjve, xhinëve, djajve. Ai mëson për zejet e kohës, për kohën e lirë, për fitimin e të mirave materiale dhe konsumimin e tyre. Mëson çdo gjë, në emër të Krijuesit dhe për hir të Krijuesit, kurse për të mirën e vetvetes dhe të tjerëve. Për tërë këtë, ai edhe shpreson shpërblimin e Tij, i cili është motivi kryesor i njeriut, jo pse njeriu është lakmues pas shpërblimeve por si shenjë falënderimi për Krijuesin dhe dhuratat e Tij për krijesën më të përkryer, njeriun.
Allahu mban premtimet e tij për këtë dhe botën tjetër. Ai thotë: “Al lahu lartëson ata që në mesin tuaj besuan dhe të cilëve iu është dhënë dituri.” (Kurani: El-Muxhadele, 11).
Dekadave të fundit intelektualë e institucione me renome botërore flasin për mësimin dhe arsimimin gjithëjetësor të njeriut. Mësimi është me rëndësi, thonë ata, madje mësimi është një domosdoshmëri e të gjithë njerëzve. Në këtë pikë pamje janë shkruar shumë vepra e shkrime dhe janë debatuar në shumë vende e në shumë raste. Synimi i tërë kësaj është prezantimi i rëndësisë që ka mësimi dhe arsimimi i njeriut si nevojë e pa- tjetërsueshme.
Feja islame, me infrastrukturën e saj gjithëpërfshirëse, me udhëzimet individuale dhe të përgjithshme, me stimulimet individuale dhe kolektive gjithnjë ka qenë për mësimin. Historia është përplot shembuj dhe çdo ndalesë për hollësi do të çonte larg. Andaj, synimi i çastit është të ri/ngjallim ndjenjën e leximit, mësimit, arsimimit, për të gjithë besimtarët, meshkuj e femra, të rinj e pleq, të të gjitha gjuhëve, etnive, kohëve, hapësirave. Asnjë kufizim nuk përkon me mësimet fetare islame, edhe pse për një kohë të gjatë myslimanët nuk janë në koherencë me kërkesat fe tare, duke ngecur në lexim, mësim, dije, zbulime, në ngritje arsimore e intelektuale të përgjithshme.
Islami dhe mësimi
Islami me Muhamedin a.s. u paraqit në Mekë, Arabi, për t’u shtrirë shumë shpejt thuajse në gjysmën e botës së njohur të atëhershme. Arabët para Islamit në përgjithësi qenë popull që rëndësi i kushtonin fjalës së folur e më pak fjalës së shkruar. Disa njohuri për shkencë më tepër i zhvillonin (kultivonin) për nevoja lufte, tregtie e besëtytnie dhe krejt pak për qëllime shkencore e ngritje intelektuale. Kjo është një gjendje e njohur dhe e pranuar nga të gjitha palët. Burimet islame, Kurani dhe Hadithi, e cekin këtë gjendje në hollësi.(1)
Paraqitja e fesë islame e ndry shoi këtë gjendje për një kohë të shkurtër. Kurani dijen e ngriti në kulm të rëndësisë, e Muhamedi a.s. e vendosi ndër prioritetet e shoqërisë së atëhershme. Madje, edhe ajeti i parë ishte për leximin, dijen, librin: “Lexo në emër të Zotit tënd…”. (Kurani: El-Alek, 1)
Meka në këtë kohë kishte vetëm disa individë që dinin shkrim e lexim. Por, pas disa vitesh, nuk do të mbetet individ e popull mysliman që leximin, mësimin, lapsin e letrën nuk do ta bëjë prioritet të jetës, si persianët, sirianët, egjiptianët, berberët, turqit etj.
Muhamedi a.s. në çdo çast do ta përkrah mësimin dhe në rrafshin praktik do të shfrytëzojë mundësitë e ndryshme për ta arsimuar popullin e tij. Masat stimuluese (me garanci) ishin thëniet e shumta.
Ebu Derda r.a. përcjell se Pejgamberi i Allahut s.a.v. ka thënë:”
Kush niset rrugës së arritjes së dijes, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën e cila çon në xhenet.”
“Melaqet pa dyshim ia vënë krahët e tyre atij që kërkon dije prej kënaqësisë për shkak të asaj që bën, kurse falje për dijetarin kërkon çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë, e madje edhe peshqit në det.”
“Përparësia e dijetarit ndaj të devotshmit është sikurse përparësia (e dritës së) hënës ndaj yjeve tjerë.” “Dijetarët janë trashëgimtarët e të dërguarve.”
“Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgimi as monedha floriri as argjendi, por kanë lënë dije, ndaj kush e merr, ka marrë diç të vlefshme.” (Tirmidhi, Xhami’, hadithi sahih).
Kjo i shtyu arabët barinj, treg tarë dhe luftëtarë, që për një kohë të shkurtër, të bëhen bartës dhe krijues të kulturës e qytetërimit botëror. Kjo i shtyu popujt tjerë myslimanë që ta përvetësojnë mesazhin e mësimit dhe të bëhen vravashkë të dijes në botën mbarë.
Ndër aktivitetet e para të myslimanëve edhe në trojet tona ishin mbajtja e derseve (mësimeve fe tare), hapja e mejtepeve, medreseve, bibliotekave, hamameve etj.(2)
Islami dhe mësimi gjithëjetësor
Mësimi për njeriun mysliman nuk është çështje kohore, punë kalimtare, që e veprojmë në një periudhë të caktuar të jetës, por është çështje e tërë jetës, pikërisht siç thotë hadithi i shkurtër, por përplot kuptim, i Pejgamberit të Allahut:”Kërkoni dijen prej djepit deri në varr.”(3)
Kur këtij hadithi ia shtojmë ajetin Kuranor:”Dhe thuaj: ‘O Zoti im, shtoma diturinë'” (Ta Ha, 114), mund të përfundohet se Allahu i madhërishëm ka urdhëruar Pejgamberin e Tij që të kërkojë nga Ai t’i shtohet dituria, por jo edhe ndonjë gjë tjetër, sikurse jetë- gjatësia, pasuria, pushteti etj. Këtë duhet ta pasojmë edhe ne njerëzit e sotëm, për më tepër kur dihet se dija jonë karshi dijes ekzistuese që nuk e dimë është jashtëzakonisht e madhe. Vetëm dija sa më e madhe na vetëdijeson për madhështinë e Krijuesit tonë, dhe urtësitë që fshihen në tërë këtë. Edhe hadithi vijues flet për dijen si proces të përhershëm njerëzor, pa dallim hapësire, kohe e moshe: Ebu Seid Hudriu r.a. përcjell që i Dërguari i Allahut s.a.v. ka thënë: “Besimtari mysliman nuk do të ngopet me dije derisa nuk përfundon në xhenet.”
Mësimi gjithëjetësor në histori
Kërkesa e disa qarqeve për më sim gjithëjetësor nuk është e datës së re. Ajo shkon larg në histori. Në kohën tonë dija e mësimi vetëm sa është profilizuar më mirë e më thellë, në pajtim me nevojat dhe specifikat e kohës dhe vendit, mendësisë aktuale dhe nivelit teknologjik.
Edhe Platoni në Republikën(5) e tij ka folur për mësimin e vazhdueshëm. Këtë e bënë edhe dijetarët e ndryshëm, kohë pas kohe. Kohëve të fundit mësimi i vazhdueshëm u bë edhe nevojë e domosdoshme, sepse dija në shekullin XX e XXI u bë aq e vëllimshme sa mësimi i rregullt nuk ka hapësirë as mundësi ta përfshijë. UNESCO e Komisioni Evropian(6) për arsim punuan dhe hartuan udhëzime për mësimin e vazhdueshëm, gjithëjetësor.(7)
Mësimi për të gjitha moshat
Mësimi dhe studimi në rini është më i lehtë, më i realizueshëm dhe më frytdhënës. Mësohet më lehtë dhe përcillet më lehtë. Për shkak të freskisë që ka, i riu me këmbëngulje heq pengesat një nga një drejt arritjes, përsosjes dhe profesionalizmit të mirëfilltë. Kjo nuk domethënë se njeriu pas moshës rinore duhet të braktisë mësimin, duhet t’i ndry dh ambiciet për më mirë, për më shumë cilësi. Në fakt, te një pjesë e madhe e njerëzve kjo ndodh. Ata refuzojnë çfarëdo ide për të vazhduar e thelluar studimet në fushat që nuk janë të njohura për ata.
Është e saktë që njeriu në moshë relativisht të vjetër ose të vjetër nuk ka fuqinë, motivin, elanin për më sime e punë më të mëdha, por kjo nuk domethënë që ata nuk janë për asgjë. Historia islame dhe ajo e përgjithshme shënojnë raste jo të rralla kur njerëzit janë aktivë edhe në moshë pleqërie.
Në fillim të historisë islame, shumë shokë të Pejgamberit a.s. e arritën dijen në pleqëri relative. Edhe Ebu Bekri r.a., edhe Omeri r.a., edhe Osmani r.a. ishin relativisht të vjetër. Edhe më vonë kemi dijetarë të vjetër, që dhanë ndih mesë në shkenca të tefsirit, hadithit, akaidit, filozofisë, gjuhës ar abe etj. Ky shembull na porosit që nxënia e dijes është e parapëlqyer të bëhet në rini, por kjo assesi nuk domethënë se me moshën rinore përfundon mësimi, aftësimi intelektual, studimi etj.
Afirmimi pozitiv i mësimit
Afirmimi i mësimit pozitiv, karshi mësimit negativ, është i rëndësishëm sa edhe vetë mësimi. Njeriu ka nevojë të bindet për diçka, të shoh dobitë pas përfundimit, të njoftohet edhe për rreziqet eventuale etj. Për më tepër, afirmimi i mësimit pozitiv është i dobishëm kur mësojmë se për këtë ka shpërblim nga Allahu i madhërishëm: ”Allahu lartëson ata që në mesin tuaj besuan dhe të cilëve iu është dhënë dituri.” (El-Muxhadele, 11)
Për t’i arritur këto premtime të Allahut në këtë dhe në botën tjetër, një numër i madh myslimanësh i janë përkushtuar mësimit me durim e sinqeritet, nga mosha rinore e deri në pleqëri. Këtë dije të arritur ata e kanë thelluar dhe përcjellë më tutje të brezat e rinj. Edhe këtë mësim e kishin nga burimet fetare, fjalët e Muhamedit a.s.:”Sadaka më e mirë është që myslimani ta arrijë ndonjë dituri e pastaj këtë dituri t’ia përcjellë vëllait të tij mysliman.”(8)
Arritja dhe kultivimi i mësimit
Dija e arritur është begati, por ajo zbehet, humbet nëse nuk kultivohet çdo ditë, duke e rritur, duke e thelluar, duke e rafinuar, pse jo edhe përmirësuar. Andaj, përsëritja dhe thellimi i dijes tashmë të arritur, të nxënë, është komponentë themelore e jetës sonë, e personalitetit tonë gjithëjetësor. Çfarëdo ndryshimi nga ky parim, çfarëdo ikje nga kjo praktikë e mirë, jo vetëm që na çon në ngurtësim, në rrëgjim, në zhdukje, jo vetëm që është turp dhe e paimagjinueshme por në rrafshin metafizik, është edhe mëkat, gjynah, për të cilin veprim njeriu do të përgjigjet në Botën Tjetër.(9) Sidomos harresa e Kuranit është mëkat i rëndë. Për t’ju shmangur dënimit për shkak të harresës, ne duhet të përsërisim të mësuarën. Pejgamberi i Allahut s.a.v. ka thënë: “Ruajeni mirë dhe ripërtëri jeni Kuranin dhe kujdesuni për të, sepse pasha Atë në dorë të të cilit është Shpirti im, ai pa dyshim humbet dhe harrohet më shpejt sesa që deveja lirohet nga nyja në të cilën është lidhur.”(10)
Muhamedi a.s. shembulli më i mirë
Pejgamberi i Allahut s.a.v. është shembulli më i mirë për myslimanët dhe për mbarë botën: “Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pejgamberin e Allahut.” (El-Ahzab, 21).
Veprimi sipas mësimeve të tij është shenjë e devotshmërisë dhe dashurisë ndaj Allahut: “Nëse e doni Allahun, ndiqmëni mua, edhe juve Allahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet!” (Alu Imran, 31)
Besimtari mysliman mësimin gjithë jetësor duhet ta bëjë mënyrë jetese, pjesë të ditës, javës, vitit, tërë jetës, pikërisht siç bënte Pejgamberi i Alla hut. Ai deri në fund të jetës mori më sime të reja dhe mësoi të tjerët me to.
Mësimi gjithëjetësor ndërmjet shekullarizimit dhe fesë
Nëse do t’i analizojmë shprehjet fe dhe shekullarizim do t’i shohim edhe dallimet mes tyre, sepse synimet e njërës dhe tjetrës ndryshojnë.
Deri sa shekullarizimi kujdeset për botën materiale, për resurset ekonomike dhe fitimet e saj, për përqindjet në fitim dhe humbje, për shfrytëzimin maksimal të resurseve njerëzore, për pjesëmarrjen e individit në shoqëri e të ngjashme,(11) feja (islame) kujdeset në parim për lidhjen e individit dhe shoqërisë me Krijuesin, sepse prej Tij marrim çdo gjë, nga të qenit në jetë deri te mendja, ajri, gjësendet e për ditshme për ushqim e veshmbathje etj. Urtësia e njeriut është që këto be gati mos t’i abuzojë por t’i shfrytëzojë në pajtim me natyrën e mirëfilltë të tyre. Dija e dobishme në dobi të njeriut dhe mjedisit na bën më të vetëdijshëm, më të ndërgjegjshëm, më racional, më të devotshëm. Më i dituri në fenë islame më së shumti i përkushtohet Krijuesit.(12)
Përfundim
Ideja dhe në disa vende edhe praktika e mësimit dhe arsimimit gjithëjetësor është pranuar mirë. Këto shoqëri pa dyshim janë pozitive sepse ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Edhe pse historia tregon se myslimanët e kishin një shprehi të tillë nga fillimi e deri në shekullin XII-të, kjo gjë u braktis më vonë dhe ende nuk po fillon të ri/gjallërohet dhe të zë vendin e vet në shoqëritë myslimane përgjatë botës, siç ishte për disa shekuj.
Madje, kjo traditë pozitive ishte e bazuar në tekstet burimore në mënyrë urdhërore, të gjithë besimtarëve, të të gjitha moshave dhe të dyja gjinive. Prandaj, idetë perëndimore në këtë aspekt duhet t’i pranojmë, t’i përshtatim me nevojat tona dhe të fillojmë t’i praktikojmë. Me rëndësi është që këto mësime dhe metoda mos të bien ndeshë me fenë islame. Me fjalë tjera, myslimanët mund t’i drejtohen traditës së vet të bollshme nga e kaluara, të bëjnë përshtatje të nevojshme kohore dhe t’i zbatojnë në mjediset e tyre. Nëse evropianët janë distancuar nga praktikat e tyre shkatërruese mesjetare, kur i vrisnin e digjnin dijetarët, myslimanët duhet vetëm ta braktisin përtacinë intelektuale dhe t’i rreken dijes. Kohë nuk ka për të humbur. Çdo vonesë do të paguhet shtrenjtë në shekujt vijues në këtë botë por edhe në Botën Tjetër duke u ndëshkuar.
_________________________________
1. Muhamed Revvas Kal’axhi, Dirasatun tahlilijjetun li shahsijjet’ir-Resuli Muhammed min hilali siretihi esh’sherifeh, (-), 1988.
2. Nexhat Ibrahimi, Medrese ja, digë e identitetit fetar dhe kombëtar gjatë historisë, në: http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=2490.
3. Disa thonë se ky tekst nuk është hadith, por thënie e qëlluar, e njohur, që thuhej në atë kohë. Sidoqoftë, porosia është e mirë. Shih: Abdulfettah Ebu Gudde, Kimet’uz-zemani ‘inde’l-‘ulema’, bot. X, (pa vend e vit botimi), fq. 30.
4. Tirmidhi, Xhami’, 5/50.
5. Platoni, Republika, Tiranë, 2017. Ose: The Republic By Plato, në: https://ryanfb.github.io/loebolus-data/L237.pdf. (Qasja më: 24.4.2019).
6. Bashkësia Evropiane ka themeluar një varg institucionesh lidhur me mësimin gjithëjetësor, të vazhdueshëm. Shih një material njoftues: Međunarodne organizacije o obrazovanju odraslih, Zagreb, 2000, në: http://www.asoo.hr/UserDocsImages/MOOO_1_final. pdf. (Qasja më: 24.4.2019).
7. Anita Klapan i Milan Matijević (ed.), Obrazovanje odraslih ključ za 21. Stol jeće (Adult Education – a Key to the 21th century), Za greb, 2004.
8. Ibn Maxhe, Xhami’, nr. i hadithit 1016.
9. Tirmidhi, Xhami’, nr. i hadithit sahih 3700.
10. Bu hari, Sahih, nr. i hadithit 1921.
11. Nikola Pastuović, Edukologija: integrativna znanost o sustavu cjeloživotnog obrazovanja i odgoja, Zagreb, 1999.
12. “Pa dyshim, nga robërit e tij, Allahut i frikësohen të dijshmit.” (Fatir, 28).
Dituria Islame 344-345








