Mesiq beson se Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

Sot AAK-në e vizitojë ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili në këtë vizitë miqësore u interesua personalisht lidhur me gjendjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe statusin procedural të qëndrimit të tij në Francë.

Ai shprehu mbështetjen e plotë për z. Haradinaj si dhe theksojë besimin e tij se z. Haradinaj shumë shpejt do t’i kthehet familjes dhe Kosovës.

Ne emër të AAK-së e falënderojmë shumë për këtë vizitë kujdesi dhe miqësore, mikun e shqiptarëve, ish–presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq.