Mësohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në EL

Pas shortit të Ligës së Kampionëve është koha për ata të Ligës së Evropës, ku pjesëmarrëse në fazën e parë të eliminimit direkt do të jenë 32 skuadra.

Katër klubet me suksesin më të mirë në fazën e grupeve të LK i bashkohen 12-të skuadrave që përfunduan si të parat në grupet e EL dhe kështu së bashku vendosën në vazon e parë. Të tjerat, në vazon e dytë.

Klubet nuk mund të luajnë me skuadrat që kanë pasur në grup dhe ato nga i njëjti shtet. Por, këtë herë UEFA, ka vendosur një rregull të veçantë. Klubet nga Rusia dhe Ukraina nuk mund të takohet (kjo për shkak të situatës politike të tensionua mes vendeve). Pra, Dynamo Kiev nuk mund të përballet me Spartak Moskën.

Më poshtë keni përditësimet e shortit në kohë reale: