Mësohet data e shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Është bërë e ditur data e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League. UEFA njoftoi se eventi do të mbahet më 25 gusht në Turqi në qytetin e Stambollit, ku do të zhvillohet edhe finalja e turneut në fund të sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë se ndeshja vendimtare e Ligës së Kampionëve në Stamboll do të mbahej në vitet 2020 dhe 2021, por në të dyja rastet ajo u zhvendos në qytete të tjera për shkak të korona virusit.

Shorti do të përcaktojë edhe lojtarin më të mirë në Evropë në vitin 2022. Lista e aplikantëve ende nuk është shpallur. Mesfushori i Chelsea, Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe Euro 2020, mori çmimin vitin e kaluar.