Mësuesi i ri i shkencave kompjuterike në Universitetin e Harvardit është një robot bashkëbisedues me inteligjencë artificiale

CS50 është i disponueshëm edhe për studentët që nuk janë të regjistruar në universitetin e Harvardit përmes platformës edX. Politika e re e AI do të aplikohet edhe për versionin e edX. Edhe nëse nuk jeni studenti i Harvardit mund të përfitoni kursin falas duke mësuar përgjatë 11 javëve.

Universiteti i Harvardit ka vendosur të përqafojë inteligjencën artificiale në klasat e saj duke e adoptuar si një mjet zyrtar mësimdhënie për programet e saj të kodimit.

Duke filluar nga Vjeshta, studentët e regjistruar në programin Computer Science 50: Introduction to Computer Science (CS50) do të inkurajohen të përdorin inteligjencën artificiale për të gjetur gabimet në kod, për të marrë vlerësim të dizajnëve të tyre dhe përgjigjur pyetjeve individuale për mesazhet e gabimit apo rreshtave të panjohura të kodit.

“Shpresojmë që përmes AI të krijojnë raport 1:1 mësues dhe student për çdo student në CS50, dhe duke ju ofruar mjete softuerë të disponueshme 24/7 mund të mbështetim ritmin e mësimdhënies dhe të krijojmë një stil të funksionon më së miri për ta individualisht,” tha profesori i CS50 David J. Malan.

Është një qasje drastike krahasuar me vitin e kaluar akademik ku Harvard nuk kishte një politikë AI në fund të semestrit të parë.

Qasja e re nuk do të përdorë ChatGPT as GitHub Copilot, mjete që përdoren gjerësisht nga programuesit. Malan tha se mjetet në fjalë e bën çdo gjë shumë më të lehtë për momentin. Në të kundërt Harvard ka zhvilluar modelin e saj gjuhësor quajtur “CS50 bot” dhe do të përqendrohet tek udhëheqja e studentëve drejt përgjigjeve në vend që tu tregojë atyre përgjigjet.

CS50 është i disponueshëm edhe për studentët që nuk janë të regjistruar në universitetin e Harvardit përmes platformës edX. Politika e re e AI do të aplikohet edhe për versionin e edX. Edhe nëse nuk jeni studenti i Harvardit mund të përfitoni kursin falas duke mësuar përgjatë 11 javëve.

“Ofrimi i mbështetjes sipas nevojave specifike të studentëve ka qenë një sfidë përmes edX dhe OpenCourseWare në tërësi duke pasur në konsideratë numrin e lartë të studentëve,” tha Malan.

Adoptimi i AI nga një prej universiteteve më të mira në botë i jep një kredibilitet të shtuar mjeteve si ChatGPT për përdorim akademik. Që kur ChatGPT debutoi në Nëntor të 2022, mësuesit dhe profesorët kanë hasur vështirësi me studentët të cilët dorëzonin punime gjeneruar nga AI.

Një profesor në Universitetin e Texas A&M refuzoi ti jepte notë një punimi që ai besonte se ishte bërë me ChatGPT. Mjete për identifikimin e punimeve bërë me AI kanë fituar popullaritet gjithashtu por janë kryesisht të përqendruar në tekst dhe jo gjuhë programimi.

“Duhet tu bëjmë të qartë studentëve se duhet të mendojnë në mënyrë kritike për kur marrin informacion qoftë nga njerëzit apo softuerët,” tha Malan. Ndërsa mjetet përmirësohen çdo ditë, ato do të bëhen pjesë integrale e proceseve mësimore.