Sipas Meta, inteligjenca artificiale në fjalë është krijuar me qëllimin për tu shërbyer përdoruesve të Instagram që kanë bazë të lartë ndjekësish pasi është e pamundur që të qëndrohet në kontakt me një lumë mesazhesh që vinë çdo ditë.
Herën tjetër që i shkruani një krijuesi në Instagram, me shumë gjasa do të merrni përgjigje nga inteligjenca artificiale. Meta ka filluar lançimin e AI Studio, mjeteve përmes të cilat krijuesit mund të krijojnë një karakter AI që mund tu përgjigjet pyetjeve dhe të bashkëbisedojë me ndjekësit në emër të tyre.
Kompania prezantoi për herë të parë AI Studio në evenimentin Connect në Vjeshtën e vitit të kaluar por vetëm kohët e fundit filloi të testonte AI për krijuesit me disa Instagram-era.
Tani këto mjete po bëhen të disponueshme më gjerësisht duke ju dhënë mundësinë krijuesve të eksperimentojë me këto karaktere AI të specializuara.
Sipas Meta, inteligjenca artificiale në fjalë është krijuar me qëllimin për tu shërbyer përdoruesve të Instagram që kanë bazë të lartë ndjekësish pasi është e pamundur që të qëndrohet në kontakt me një lumë mesazhesh që vinë çdo ditë.
Mark Zuckerberg është shprehur ambicioz për chabotë të tillë. Përmes një interviste të fundit ai pret që qindra miliona chatbotë AI do të krijohen në aplikacionet e Meta, megjithatë mbetet për tu parë sesa të interesuar do të jenë përdoruesit.
AI Studio nuk është vetëm për krijuesit. Meta do tu japë qasje të gjithë përdoruesve të krijojnë karaktere të personalizuara AI. Këto chatbotë do të fuqizohen nga modeli Llama 3.1 i Meta.