Meta lançon shërbimin e verifikimit me pagesë për bizneset

Meta Verified debutoi në fillim të vitit për Facebook dhe Instagram por nuk ishte i disponueshëm për llogaritë e bizneseve.

Shërbimi i verifikimit me pagesë të Meta nuk është më vetëm për individët. Rrjeti social po zgjeron shërbimin e abonimit për bizneset në Facebook, Instagram dhe në WhatsApp së shpejti njoftoi Mark Zuckerberg.

Meta Verified debutoi në fillim të vitit për Facebook dhe Instagram por nuk ishte i disponueshëm për llogaritë e bizneseve.

Kjo do të ndryshojë por ka një kosto të madhe. Verifikimi për një llogari të vetëm do të kushtojë 27.99 dollarë në muaj për bizneset. Bizneset që duan të verifikojnë Facebook dhe Instagram njëherazi do tu kushtojë 34.99 dollarë në muaj.

Janë çmime të kripura kur kujtojmë se për individët kushton 12-15 dollarë në muaj.

Është një shërbimi i ngjashëm me atë që Musk lançoi në Twitter ndërsa sot quhet X Premium. Jo vetëm që abonentët do të marrin etiketën blu, por përmbajtjet e tyre do të shfaqen më lart në rezultatet e kërkimit.

Ndryshe nga X Premium, Meta ju kërkon përdoruesve të verifikojnë identitetin e tyre përmes një numri telefoni apo domaini. Shërbimi fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për disa vende të botës. /PCWorld Albanian