Përdoruesit e WhatsApp tashmë mund të planifikojnë evente në komunitete

Përdoruesit mund të gjejë eventet në faqen e informacionit të grupit ndërsa ata që planifikojnë të shkojnë në event do të marrin një njoftim kur data e tij afrohet.

WhatsApp prezantoi një mënyrë të re sesi njerëzit mund të organizojnë evenimente në Komunitete njoftoi kompania.

Funksionaliteti e bën më të lehtë planifikimin e eventeve direkt në WhatsApp. Kushdo mund të krijojë një event që të tjerët mund ti përgjigjen në mënyrë që të gjithë në grup mund të shohin kush ka planifikuar ti bashkohet.

Përdoruesit mund të gjejë eventet në faqen e informacionit të grupit ndërsa ata që planifikojnë të shkojnë në event do të marrin një njoftim kur data e tij afrohet.

Funksionaliteti i ri po bëhet i disponueshëm për të gjithë grupet që i përkasin një Komuniteti dhe do të vijë për të gjithë grupet në muajt në vijim.

WhatsApp po shton gjithashtu mundësinë që përdoruesit t’u përgjigjen mesazheve në Grupet e Njoftimeve, ku administratorët në një Komunitet dërgojnë përditësime për të gjithë anëtarët e komunitetit.

WhatsApp lançoi Komunitetet në Nëntor 2022 si një mënyrë kur adminsitratorët mund të grumbullonin deri në 50 grupe së bashku.