Meta vijon humbjet rekord nga biznesi metaverse

CEO Mark Zuckerberg u përpoq të ulte impaktin e humbjeve duke thënë se kompania mbetet e përkushtuar në Metaverse.

Meta raportoi tre mujorin më të mirë që prej 2021 edhe pse vijon të humbasë para në metaverse. Në fakt kompania pret që të humbë akoma më shumë para në këtë drejtim në vitet në vijim.

Reality Labs, divizioni i Meta që mbikëqyr projektet e realitetit virtual dhe të shtuar, ka humbu 3.7 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë të 2023 dhe gjeneruar 276 milionë dollarë sipas raportit më të fundit financiar.

Kompania pret që shpenzimi në metaverse të rritet. CFO Susan Li tha se Meta pret që Reality Labs të ketë humbje më të mëdha vitin e ardhshëm ndërsa vitin e kaluar raportoi 13 miliardë dollarë humbje.

CEO Mark Zuckerberg u përpoq të ulte impaktin e humbjeve duke thënë se kompania mbetet e përkushtuar në Metaverse.

Përtej këtij biznesi, ishte një tre mujor i fortë për Meta që raportoi 32 miliardë dollarë të ardhura, ose 11 përqind më shumë sesa vitin e kaluar. Zuckerberg tha se Reels, morën 200 miliardë shikime në ditë ndërsa Facebook arriti në 3 miliardë përdorues në ditë.

Lajmi vjen pasi Meta shkurtoi mëse 20 mijë vende pune që prej Vjeshtës së vitit të kaluar. Zuckerberg e kishte quajtur vitin 2023 si viti i efikasitetit.

Ai foli edhe për lançimin e Threads dhe modelin AI Llama 2.