Michel apel Putinit të ndalë luftën

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, njoftoi se i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë menjëherë luftën.

Në një deklaratë që ka bërë në llogarinë e tij në “Twitter”, Charles Michel thotë se ai ka biseduar me Putinin dhe theksoi se Rusia duhet urgjentisht të ndalojë luftën e saj “vëllavrasëse” kundër Ukrainës.

Duke deklaruar se ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe tërheqjen e ushtrisë ruse, Michel tha se ai kishte diskutuar me Putinin edhe negociatat në vazhdim midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Forcat ruse të ndalojnë bombardimet pa dallim ndaj civilëve ukrainas. Rusia duhet të sigurojë urgjentisht qasje humanitare dhe kalim të sigurt”,- vlerësoi Charles Michel.