Michel: Ne nuk mund t’ia ofrojmë pafundësisht Rusisë degën e ullirit

Perëndimorët nuk mund të vazhdojnë t’i ofrojnë pafundësisht një degë ulliri Rusisë, ndërkohë që kjo e fundit po përshkallëzon tensionin përgjatë kufirit ukrainas, tha sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

”Pyetja madhore mbetet a dëshiron Kremlini dialog?”, pyeti Michel në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Ne nuk mund të ofrojmë përgjithmonë një degë ulliri, pasi Rusia po kryen teste raketore dhe po vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin me Ukrainën”, shtoi ai. /atsh