Michel Platini kritikon VAR-in duke thënë se është kundër shpirtit të futbollit

Ish presidenti i UEFA, Michel Platini ka lëshuar së fundmi disa kritika për teknologjinë në futboll, VAR.

Pas eliminimit të Paris Saint Germain nga Liga e Kampionëve, ku VAR akordoi një penallti në favor të Manchester United, në minutën e fundit të ndeshjes, kanë ardhur reagime nga francezi Platini.

Ai ka thënë se teknologjia në futboll me sistemin VAR është kundër shpirtit të futbollit dhe po e dëmton atë.

“Gjatë viteve të mia në Bordin Internacional kam provuar të mbrojë lojën dhe lojtarët” ka thënë Platini për ‘Le Jorunal du Dimanche’ transmeton lajmi.net.

“Çfarë ndodhi të mërkurën vetëm se konfirmoi fjalët e mia. Në këtë rast, Kimpembe pati prekje të pa qëllimshme. Gjyqtari tregoi për goditje nga këndi, por pastaj pati ndërhyrje” ka thënë tutje ai.

“Gjithsesi, të vendosësh se secili kontakt me dorë është penallti, është të vendosësh kundër shpirtit të futbollit, kundër lojës” ka thënë ndër të tjerash Platini.

VAR tashmë aplikohet në të gjitha ligat evropiane, përveç Premierligës, të cilët së fundmi sikur janë pishman që nuk kanë aplikuar VAR-in.