Michel: Ukraina mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është në favor të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, nëse plotësohen disa kushte dhe të gjithë i bëjnë “detyrat e shtëpisë”.

“Ukraina mund t’i përkasë BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë”, tha Michel për “Der Spiegel”.

Ai tha se BE-ja duhet të përshpejtojë procesin e vendimmarrjes për Ukrainën.

Një pranim i përshpejtuar i Ukrainës, do të dëshmonte gjithashtu se BE-ja është e aftë për të marrë veprime gjeopolitike.

Megjithatë, Michel tha se nuk do të kishte lehtësim të kritereve të pranimit të BE-së për Ukrainën ose për kandidatët e tjerë të anëtarësimit në BE, përveç Turqisë.

“Ukraina dhe vendet e tjera kandidate duhet të zbatojnë reformat, të luftojnë korrupsionin dhe të përmbushin kërkesat ligjore,” tha Michel.

Çështja e zgjerimit do të diskutohet nesër në një takim të liderëve të BE-së dhe të premten në Granada të Spanjës.

Ukraina është kandidate për anëtarësim në BE që nga qershori 2022.

Njëzet e shtatë anëtarët e BE-së pritet të marrin një vendim unanim nëse do të hapin negociatat.

Megjithatë, bisedimet e pranimit mund të zgjasin disa vjet dhe nuk janë garanci për pranim. /atsh