Microsoft braktis versionin e vjetër të Edge

Microsoft tashmë ka integruar Chromium Edge në Windows 10 duke e bërë të vështirë ç’instalimin e tij.

Microsoft ka paralajmëruar prej disa muajsh se kjo ditë po vinte dhe tashmë ka mbërritur.

Bëhet fjalë për shfletuesin Edge të parë dhe jo versionin e fundit bazuar në Chromium.

Mund të dalloni edhe nga logoja se cilin version të Edge po përdorni.

Versioni Cromium ka logo mes jeshiles dhe blusë ndërsa version i vjetër është vetëm blu.

Krahasuar me versionin e tjetër, Edge bazuar në Chromium është shumë më i mirë me diferenca të qarta.

Microsoft tashmë ka integruar Chromium Edge në Windows 10 duke e bërë të vështirë ç’instalimin e tij.