Microsoft dhe Apple kërkon përjashtimin e Bing dhe iMessage nga rregullorja e re Europiane për tregjet dixhitale

Sapo Komisioni Europian të përcaktojë “rojtarët”, ato kanë 6 muaj deri në Mars të 2024 për të ushtruar veprimtarinë e tyre në përputhje me rregulloren e DMA.

Microsoft dhe Apple raportohet se po kërkojnë nga Komisioni Europian që aplikacionet e tyre Bing dhe iMessage të hiqen nga lista e “rojtarëve” të cilët si pjesë e saj do tu nënshtroheshin disa rregullimeve.

Financial Times raportoi se të dy kompanitë kanë argumentuar se shërbimet e tyre nuk janë mjaftueshëm të mëdha dhe të fuqishme për të justifikuar kufizimet që vinë si rezultat i Aktit të Tregjeve Dixhitale, një rregullore e ndërtuar për të promovuar konkurrencën në teknologji.

Komisioni Europian pritet të publikojë më 6 Shtator një listë shërbimesh të cilët do të trajtohen si “rojtarë.” Këto platforma të fuqishme përcaktohen në bazë të të ardhurave që gjenerojnë dhe numrit të përdoruesve si dhe ju kërkohet të zbatojnë një numër rregullash të ndërveprueshmërisë dhe konkurrencës.

Apple dhe Microsoft së bashku me Amazon, Alphabet, Meta, ByteDance dhe Samsung janë të gjithë në listë por komisioni duhet të vendosë se cilat pjesë të perandorive të tyre do të mbulohen.

Sapo Komisioni Europian të përcaktojë “rojtarët”, ato kanë 6 muaj deri në Mars të 2024 për të ushtruar veprimtarinë e tyre në përputhje me rregulloren e DMA.

Microsoft nuk synon të diskutojë lidhur me statusin e Windows, por në rastin e Bing po për të cilin mendon se ka një pjesë të vogël tregu. Apple nga ana tjetër po punon për të hapur iOS për dyqane aplikacionesh nga palë të treta por kompania thotë se iMessage nuk ka 45 milionë përdorues aktivë në muaj në Europë që të përcaktohet si “rojtar.”