Microsoft lançon një version të Outlook për pajisjet Android me specifika të ulëta

Specifikisht Microsoft thotë se Outlook Lite ka të gjitha funksionet e Outlook paketuar në vetëm 5MB hapësirë optimizuar për shpejtësi në modelet e rangut të ulët Android.

Microsoft në heshtje të plotë lançoi Outlook Lite për Android, një version i shkurtuar i aplikacionin kryesor të e-mail-it i cili përdor më pak bateri dhe hapësirë sesa Outlook pa sakrifikuar funksionalitetet dhe performancën.

Specifikisht Microsoft thotë se Outlook Lite ka të gjitha funksionet e Outlook paketuar në vetëm 5MB hapësirë optimizuar për shpejtësi në modelet e rangut të ulët Android.

Kompania thotë se aplikacioni është dizajnuar të punojë shpejtë në pajisjet me më pak se 1GB RAM dhe ofron performancë të mirë në rrjetet 2G dhe 3G.

Sigurisht Microsoft e reklamon këtë aplikacion duke përdorur impaktin e tij të ulët në konsumin e internetit, hapësirës së telefonit dhe baterisë. Kjo është arsyeja pse ekziston Android Go, një version i shkurtuar i sistemit operativ mobile dizajnuar specifikisht për telefonët e rangut të ulët.

Një gjë të tillë kanë bërë edhe kompanitë e medias sociale si Instagram, Facebook, Twitter, TikTok dhe Tinder.

Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në disa vende të botës. /PCWorld Albanian