Microsoft lançon panelin anësor me AI për testuesit e Windows 11-ës

Kompania tha se disa funksionalitete të Copilot nuk do të lançohen gjatë fazës eksperimentale dhe do të vinë me ndërtimet e ardhshme.

Microsoft ka filluar të lançojë Windows Copilot për testim nga dita e sotme.

Përdoruesit e Windows Insider në Kanalin Beta mund të instalojë një version eksperimental që ofron disponueshmërinë e parë publike të panelit anësor me AI prezantuar në Build 2023.

Windows Copilot është një version në nivel sistemi i Copilot bazuar në Edge që kompania filloi ta lançonte në Shkurt.

Microsoft e sheh mjetin, i cili po vjen edhe në Microsoft Office dhe Teams, si një ndryshim i madh në mënyrën sesi konsumatorët ndërveprojnë me softuerët e Microsoft.

Kompania tha se disa funksionalitete të Copilot nuk do të lançohen gjatë fazës eksperimentale dhe do të vinë me ndërtimet e ardhshme.

Lançimi do të bëhet në faza në Kanalin Beta për përdoruesit e Windows Insider. Kujtojmë se Copilot erdhi fillimisht në versionet eksperimentale të Windows për zhvilluesit në Qershor.

Një buton i dedikuar do të shfaqet në taskbar. Microsoft listoi disa funksionalitete të Copilot si përshembull kryerja e detyrave bazike në Windows siç është aktivizimi i Dark Mode apo aktivizimi i “Do Not Disturb”.

Për më tepër mund të bëjë përmbledhje të uebsajteve aktive në Edge, të gjenerojë art AI dhe të shkruajë artikuj. /PCWorld Albanian