Microsoft mund të detyrohet të paguajë miliarda dollarë taksa të papaguara

Gjiganti i Windows beson se çdo taksë që i detyrohet pas auditit do të reduktohet me 10 miliardë dollarë bazuar në ligjet e taksave të miratuara nga ish presidenti Amerikan Donald Trump.

Ditën e Mërkure Microsoft tha se Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS) kishte njoftuar kompaninë në Shtator se i detyrohet 28.9 miliardë dollarë taksa të papaguara plus penalitete dhe interesa për vitet 2004-2013.

Microsoft tha se njoftimi i IRS ka të bëjë me një mosmarrëveshje mes kompanisë dhe Autoritetit Amerikan të Taksave, i cili po auditon se si Microsoft e shpërndau fitimin e tij midis vendeve dhe juridiksioneve të ndryshme.

Por kompania tha se që atëherë ka ndryshuar praktikat e saj dhe problemet e IRS ka të bëjnë me të kaluarën dhe jo praktikat e sotme të Microsoft.

Gjiganti i Windows beson se çdo taksë që i detyrohet pas auditit do të reduktohet me 10 miliardë dollarë bazuar në ligjet e taksave të miratuara nga ish presidenti Amerikan Donald Trump.

Kompania thotë se nuk është dakord me gjetjet e IRS dhe planifikon ti kundërshtojë fillimisht në procedurat e IRS dhe më pas edhe në gjykatë nëse është e nevojshme.