Microsoft shtet një Xbox Series X me brendin e Halo

Microsoft thotë se do të jetë edicion tejet i limituar dhe mund të porositet nga dita e sotme në sajtin e Microsoft.

Konsola e parë e përshtatur me brendin Halo të Xbox Series X do të vijë më 15 Nëntor. Ajo do të kushtojë 550 dollarë dhe përmban panele metalike, elementë dizajni prej ari dhe një motive të cilat i përshtaten universit të Halo.

Madje fiket e ndizet me tingujt e Halo. Microsoft gjithashtu ka ndryshuar seksionin e ventilatorit nga ngjyra jeshile në blu.

Konsola sjell edhe kontrolluesit me brendin Halo që i përshtaten dizajnit të saj. Microsoft thotë se do të jetë edicion tejet i limituar dhe mund të porositet nga dita e sotme në sajtin e Microsoft.

Është konsola e parë Xbox Series X e përshtatur por në të kaluarën Microsoft ka lançuar versione të tilla. Kujtojmë një Xbox One S me brendin e Minecraft ose Taco Bell Xbox.