Mijëra muslimanë falën teravinë e parë në Mesxhid al-Aksa

Rrugicat, rrugët dhe pazaret e zonës së Qytetit të Vjetër, ku gjendet Mesxhid al-Aksa, kibla e parë e muslimanëve, u zbukuruan me drita shumëngjyrëshe dhe llamba vaji për Ramazan

Namazi i parë i taravisë së Ramazanit u fal në Mesxhid al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugicat, rrugët dhe pazaret e zonës së Qytetit të Vjetër, ku gjendet Mesxhid al-Aksa, kibla e parë e muslimanëve, u zbukuruan me drita shumëngjyrëshe dhe llamba vaji për Ramazan.

Pasi Sheikh Mohammed Husein, Myftiu i Kudsit dhe Palestinës, njoftoi se hëna e re është parë dhe se e shtuna do të ishte dita e parë e Ramazanit, mijëra muslimanë të të gjitha moshave erdhën në Mesxhid al-Aksa për faljen e parë të taravisë.

Çdo vit, gjatë muajit të Ramazanit, mesatarisht 10 mijë muslimanë falen çdo ditë në Haram al-Sherif, ndërsa ky numër rritet në 150 mijë të premteve. /aa