Milan demolon Torinon, ngjitet në pozitën e tretë

AC Milan ka shënuar të thellë në udhëtim te Torino me rezultat 0 – 7.

“Rossonerët” ishin shumë më të mirë në tërë ndeshjen, ku kosovari Mërgim Vojvoda çuditërisht ishte në stol, shkruan lajmi.net.

Theo Hernandez zhbllokoi rezultatin (19′), ndërsa pas shtatë minutave Kessie u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar epërsinë (26′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Milan nuk u ndal dhe shënoi edhe pesë gola të tjerë.

Fillimisht, Brahim Diaz realizoi golin e tretë pas asistimit të Kessie (50′).

Hernandez u përkujdes për golin e katërt duke parabuluar portierin në mënyrë fenomenale (62′).

Ndërsa, Ante Rebic shënoi tri golat e fundit për të kompletuar het-trikun dhe fitoren e thellë të gjigantit italian.

Me këtë fitore të thellë, Milan ngritët në pozitën e tretë me 75 pikë të tubuara, derisa Trino zbret në pozitën e 17-të me 35 sosh.