Milan dhe Atalanta ndajnë pikët

Kryendeshja e javës në Serie A, ajo në Bergamo mes Atalanta dhe Milan, është mbyllur baras 1:1, shkruan lajmi.net.

‘Rossoneri’ lëshuan dy pikë në një ndeshje ku patën iniciativën dhe bënë më shumë sesa vendasit.

Milan pësoi gol në minutën e 29’, kur Malinovsky shënoi me një goditje të fortë me të majtën.

Për të rikthyer balancën, ‘Rossoneri’ provuan deri në minutën e 68’ për të gjetur barazimin. Atëherë ishte Bennacer ai që gjeti golin, me një goditje brilante me të majtën.

Me këtë barazim, edhe Milan edhe Atalanta shkojnë në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve.

Napoli dhe Inter mbesin skuadrat me pikë të plota, por ato pikë mund t’i arrijnë edhe Juventus e Roma.