Milani fiton ndeshjen e parë me Tottenhamin

Milani ka bërë hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në “San Siro”, Milani fitoi 1:0 ndaj Tottenhamit. Golin e vetëm e shënoi Brahim Diaz në minutën e shtatë të takimit.

Ndeshja ishte e hapur dhe me raste shënimi, por shifrat më nuk ndryshuan. Milani ka pasur tetë raste për gol, ndërsa Tottenhami njëmbëdhjetë. Në kornizë të portës të dy skuadrat i kishin nga tri goditje.

Ndeshja e kthimit e një të tetës së finales luhet më 8 mars në Londër.