Miliona dollarë donacione në kriptomonedha për Ukrainën

Fondet ato i marrin në mënyrë private përmes transfertave bankare apo aplikacioneve të pagesave por kriptomonedhat si bitcoin janë shfaqur si një alternativë tjetër financimi falë transfertave të shpejta dhe në mbarë botën.

Donacione po dërgohen për ushtrinë Ukrainase në kriptomonedha si bitcoin dhe në vlerë miliona dollarëshe sipas të dhënave Elliptic.

Një hulumtim i tyre zbuloi se 4.1 milionë dollarë në kriptomonedha janë ngritur deri tani nga organizata jo-fitimprurëse dhe grupe vullnetare që kur nisi pushtimi i Ukrainës dy ditë më parë.

Një donacion i vetëm kapte vlerën e 3 milionë dollarë. Grupe vullnetare kanë luajtur një rol kritik në konfliktin Rusi-Ukrainë. Këto organizata dhanë mbështetjen e tyre në rrëzimin e Viktor Yanukovych nga pushteti në 2014-ën.

Fondet ato i marrin në mënyrë private përmes transfertave bankare apo aplikacioneve të pagesave por kriptomonedhat si bitcoin janë shfaqur si një alternativë tjetër financimi falë transfertave të shpejta dhe në mbarë botën.

Madje mund të anashkalojnë institucionet financiare të cilat mund të bllokojnë këto donacione në Ukrainë. /PCWorld Albanian