Derisa në Kuvend po debatohej, jashtë tij po protestonin minatorët e Trepçës.
Ata kërkuan ulje të moshës së pensionimit, njohjen e stazhit të punës gjatë viteve 1989-1999 dhe sigurim shëndetësor, raporton klankosova.
Minatorët i dhanë ultimatum qeverisë për realizimin e këtyre kërkesave deri me nëntë korrik, në të kundërtën do të vazhdohet me protesta e greva.







