Minecraft vjen në Chromebook

Early Access do të thotë se përdoruesit duhet të raportojnë problemet e zbuluara edhe pse do të paguajnë për lojën. Deri më sot Minecraft në Chromebook mund të luhej duke përdorur versionin Education ose java.

Microsoft ka njoftuar se Minecraft do të vijë në Chromebook dhe është i disponueshëm nga ky moment për tu testuar me një version Early Access.

Loja do të përfshijë luajtjen me miq, akses në Minecraft Marketplace dhe mundësinë për të luajtur Realms sipas zhvilluesit Mojang.

Kërkon një Chromebook me procesorë specifikë, 4GB RAM dhe 1GB memorie siç detajohet në këtë lidhje. Këto kërkesa mund të irritojnë ca përdorues potencialë, duke pasur në konsideratë se Chromebook përdoren kryesisht në shkolla dhe Minecraft luhet nga një pjesë e madhe e fëmijëve.

Early Access do të thotë se përdoruesit duhet të raportojnë problemet e zbuluara edhe pse do të paguajnë për lojën. Deri më sot Minecraft në Chromebook mund të luhej duke përdorur versionin Education ose java.

Nuk ka informacion se kur versioni final do të mbërrijë apo nëse minimumi i kërkesave të harduerit do të ndryshojë. Nëse nuk e shikoni versionin Early Access në Google Play Store, do të thotë se Chromebook juaj nuk është i mbështetur. /PCWorld Albanian