Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të vijë për vizitë Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir.
Ai pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi Kurti-Ozdemir pritet të zhvillohet në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 16:30.
Qëllimi i kësaj vizite është fokusi në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
”Ministri Federal Cem Ozdemir niset për një vizitë që zgjat disa ditë në Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Republika e Moldavisë. Fokusi është në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e politikave bujqësore, të cilin do ta intensifikojmë me këto vende”, thuhet në njoftimin e ministrisë.








