Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Ferhan Al Saud vizitoi Administratën Greke Qipriote (GCA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në mediat greke qipriote, ministri Al Saud u takua me ministrin e Jashtëm grek qipriot, Yoannis Kasulidis.
Al Saud tha se pala greke qipriote po udhëheq procesin e ndërtimit të lidhjes midis Lindjes së Mesme dhe Evropës.
Ministri saudit tha midis palës greke qipriote dhe Arabisë Saudite janë aktualisht në rishikim 11 memorandume dhe marrëveshje të mirëkuptimit të ndërsjellë në shumë fusha si turizmi, energjia, tregtia, transporti dhe mbrojtja.
Ai theksoi se ata u fokusuan në mundësitë ekonomike dhe investuese që vizioni i Arabisë Saudite 2030 ofron për partnerët e saj. Al Saud shprehu kënaqësinë e tyre që pala greke qipriote është bërë një partner i rëndësishëm në vizionin e tyre.
Kasulidis tha se administrata greke qipriote është një mbështetëse e një afërsie strategjike në marrëdhëniet BE-Arabi Saudite.
Ai tha se diskutuan për çështjen e Qipros dhe masat e ndërtimit të besimit në Qipro. “Propozuan masat e ndërtimit të besimit për të hapur rrugën për rifillimin e negociatave koncize për ribashkimin e vendit”, potencoi Kasulidis.
Duke theksuar se gjatë pjesës më të madhe të takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajonin e Gjirit, Kasulidis shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë greke qipriote ndaj Arabisë Saudite dhe popullit të saj.
Al Saud u takua edhe me liderin grek qipriot, Nikos Anastasiadis. /aa






