Ministri i Mbrojtjes së Turqisë zbarkon në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Yasa Guler tashmë ka zbarkuar në Kosovë.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga ana e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci.

Të dy ministrat do të mbajnë takimin kokë me kohë.

Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për medie.

Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.