Ministri jep dorëheqjen për një vonesë dy minutëshe!

Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme që ministri britanik i Departamentit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Michael Bates të jepte dorëheqjen.

Ai është paraqitur në Dhomën e Lordëve me vonesë dhe ka dhënë dorëheqjen se është ndjerë i turpëruar.

Këto dy minuta vonesë mjaftuan për të mos mundur t’i jepte përgjigje pyetjes së parë të opozitës.

Dhe, kur Michael Bates ka mbërritur ai i është drejtuar parlamentares, Ruth Lister për t’i kërkuar falje.

”Dhe jo vetëm, kërkoj falje për moskorrektësinë që kam treguar duke mos u gjendur në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes suaj. Gjatë pesë viteve në këtë post kam pasur privilegjin t’i përgjigjem pyetjeve të qeverisë, sepse gjithmonë kam besuar se duhet të japim prova të mirësjelljes dhe respektit. Më vjen turp që nuk kam qenë në vendin tim dhe për këtë arsye i paraqes kryeministres doreheqjen time me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Bates.

Përfundimisht, dy minuta mjaftuan për të dhënë dorëheqjen. Të paktën për Bates dhe jo për ata që ishin ulur në të njëjtën sallë dhe që kanë hedhur poshtë me zë të lartë kërkesën për dorëheqje./ (Marrë nga gazeta italiane ”Corriere della sera”) /ec/ a.jor.