Khabib Nurmagomedov bëri emër të madh te tifozët kosovar të arteve marciale, pas fitores së fundit.
Në Las Vegas, këtë muaj, mundësi rus, mposhti Conor McGregor, për ta mbajtur epitetin e të pamposhturit.
Dhe së fundmi, një ministër kosovar ka pasur rastin të takohet me Nurmagomedov.
Bëhet fjalë për të parin e MZHE-së, Valdrin Lluka, i cili ka pasur rastin të takohet me mundësin e njohur të UFC-s.
Madje, Lluka ka ironizuar në përshkrimin e kësaj fotografisë, duke thënë se Khabib nuk ka pranuar të përballet me të.
”Me Khabib Nurmagomedov, i cili nuk pranoi në asnjë moment të dalë në ring me mua”, shkroi Lluka.