Ministri saudit i investimeve viziton Greqinë

Khalid al-Falih

Ministri i Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid al-Falih u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë ku ndodhet për të marrë pjesë në forumin e biznesit që zhvillohet mes Greqisë dhe Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, detarisë, kulturës, shëndetësisë dhe bujqësisë.

Mitsotakis theksoi se tërheqja e investimeve të huaja në Greqi është një prej përparësive të qeverisë dhe se Greqia dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Arabinë Saudite.

Ndërsa Al-Falih tha se viziton për herë të dytë Greqinë brenda 8 muajve. Ai theksoi se Greqia dhe Arabia Saudite kanë perspektivën e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, logjistikës dhe turizmit. /aa