Ministri turk Koca: Numri i viktimave nga termeti arriti në 28

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se të paktën 28 ​​njerëz humbën jetën në tërmetin që goditi Izmirin dhe se 243 persona janë duke u trajtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“28 njerëz humbën jetën. Shtatë persona janë në repartin e kujdesit intensiv, tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 243 njerëz janë duke u trajtuar, ndërsa 642 veta janë liruar nga spitali”, tha Koca.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë tronditi zonën pranë rrethit Seferihisar në Izmir. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në vazhdim.